Prezenca e jetës së egër e pasuron botën, prandaj me qëllim të rritjes së ndërgjegjësimit mbi kafshët dhe bimët e egra në botë ‘Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara’, më 20 dhjetor të vitit 2013, nënshkroi Konventën për Tregtinë Ndërkombëtare të Specieve të Rrezikuara të Faunës dhe Florës së Egër (CITES), shpalli datën 3 mars si “Ditë Botërore të Jetës së Egër”.
Si në gjithë botën edhe në Kosovë, janë disa lloje gjitarësh dhe lloje shpendësh të egra. Për të ditur se sa kujdesemi ne për to, radio KFOR kontaktoi kryetarin e OJQ-së “Kosova Wildlife Care”, Albert Krasniqi i cili tha: “Ne duhet të kujdesemi shumë, sepse degradimi i natyrës apo edhe shkatërrimi i habitatit të tyre ndikon direkt në jetën e botes së egër, e fatkeqësisht ne kemi shumë raste kur shohim degradime. Ne duhet të kujdesemi dhe ta ruajmë këtë pasuri, ku p.sh. vetëm në parkun e gërmisë, i kemi identifikuar 75 lloje të shpendëve, kemi identifikuar macen e egër që nuk ka qenë e identifikuar më parë, kemi arritur ta incizojmë me video, pastaj edhe derrin e egër e kështu me radhë.”
Toka është shtëpia e specieve të panumërta, por gati një e katërta e të gjitha llojeve në botë janë në rrezik zhdukjeje në dekadat e ardhshme, duke vënë në rrezik edhe njerëzimin, andaj duke u kujdesur për to ne kujdesemi për jetën e të gjitha gjallesave në tokë.