– Më 1 mars 1961 Elvis Presley nënshkroi një marrëveshje pesë vjeçare me producentin Hal Wallis. Gjatë karrierës së tij, Presley realizoi 31 filma artistikë dhe dy filma dokumentarë.
– Në këtë ditë të vitit 1973, Pink Floyd lansoi albumin e tyre të tetë “The Dark Side of the Moon”. Me rreth 45 milion kopje të shitura, ky ishte një nga albumet më të shitura në gjithë botën.
– Më 1 mars të vitit 2004, Michael Jackson lansoi një uebfaqe personale me lajme për karrierën e tij muzikore dhe procesin gjyqësor me të cilin përballej, përfshirë edhe datat e seancave.
– Në po këtë datë edhe këngëtari i rock-ut, Paul Williams dhe anëtari i muzikës country, Fred Foster ndërruan jetë më 1 mars të vitit 2019.