Përkundër pandemisë CoViD-19, ky vit nuk mbeti pa aktivitete për të rinj dhe Radio KFOR-i përcolli disa prej këtyre ngjarjeve. Organizata Joqeveritare “Youth Initiative for Human Rights – Kosovo”, me datat 19 dhe 20 shkurt, 2021, organizoi punëtori me 45 të rinj nga të gjitha komunitetet në Kosovë, të cilët mësuan më shumë për të drejtat e njeriut, të drejtat ekonomike dhe sociale, përmes teknikës së storytelling.
Aktiviteti tjetër, ku të rinjtë patën mundësi të takohen dhe të mësojnë më shumë rreth studimeve, ishte Panairi virtual, i organizuar nga Integral Programe Edukimi, “Study in Itali – Study Art & Design”, më 18 shkurt, ku të rinjtë u njoftuan për mundësitë e studimit jashtë vendit.
Organizata jo-qeveritare ‘Model European Union’, që përfshin vendet evropiane dhe ato te Ballkanit, ofroi një mundësi unike për të gjithë të rinjtë e moshave nga 18 deri 28 vjeç, për të mësuar aftësi të ndryshme që përfshijnë ngritje akademike, shkresa të CV-së dhe aktivitete të tjera edukative. Edicioni i radhës apo i 5-ti, i Modelit të Bashkimit Evropian, do të zhvillohet nga data 1 deri më 4 Prill, 2021.