Data e sotme i është ndarë kremtimit të një prej profesioneve më të vjetra që njeh njerëzimi. Çdo 24 shkurt, shënohet “Dita Botërore e Banakierëve”, e cila kremtohet për të shprehur mirënjohje ndaj një profesioni që mund të konsiderohet edhe art.
Zotëri Sead Jakupi, e ushtron profesionin e banakierit për 35 vite, ndërsa për Radio KFOR-in tregon se çfarë është të jesh një banakier: “Për mua të punosh si banakier është Alfa dhe Omega e të gjitha profesioneve të tjera, nuk është vetëm të bësh kokteje por është një punë që të shtynë shpesh të jesh edhe si psikolog, sepse ne me profesionin tonë takojmë njerëz të ndryshëm. Shumica e këtyre njerëzve apo klientëve me të cilët shoqërohemi, na ndodhë shpesh që të njëjtit me i nda me neve edhe shqetësimet, nervozat dhe problemet, të cilat përderisa je dëgjues duhet të dish se si ti mbështetësh. E dua këtë profesion, mua ma zgjatë jetën dhe e bëjë me shumë kënaqësi.”
“Ditën Botërore të Banakierëve”, mund ta kremtoni duke falënderuar banakierin tuaj të preferuar për punën që bën.