Me 21 janar të vitit 1978, Bee Gees publikuan albumin ‘Saturday Night Fever’, duke qëndruar për 24 javë në pozitën e parë të albumeve më të mira në Amerikë. Albumi shënoi një sukses të madh, duke shitur mbi 30 million kopje në gjithë botën dhe duke e berë atë një nga albumet më të shitura të të gjitha kohërave.
Në këtë datë të vitit 2012, këngëtarja Adele ishte në pozitën e parë të albumeve më të mira në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me albumin e saj të dytë ’21’. Albumi përfshinte disa nga hitet me të mëdha të këngëtares siç është kënga: ‘Rolling in the Deep’, duke shitur mbi 26.4 milion kopje në të gjithë botën.