Personalitete të njohura të fushës së sportit i janë bashkuar fushatës së vazhdueshme të Radio KFOR-it, për respektimin e masave anti-kovid, në mënyrë që së bashku të triumfojmë kundrejt kësaj pandemie, e cila ka izoluar thuajse tërë botën tash e një vit.
Volejbolliste e KVF Ferizaj, Hadije Rama, ka bërë thirrje në respektimin e masave anti-kovid: “Pandemia ka vështirësuar jetën dhe punën e secilit por ne si sportistë aktiv më së shumti po e ndjejmë mungesën e tifozëve, jeni ju ata që na shtyni të japim më të mirën në fushën e lojës. Prandaj i lus të gjithë që të respektojnë masat anti-kovid, në mënyrë që sa më shpejtë ti shijojmë fitoret bashkë me të gjithë ju.”
Për kujdes ka bërë apel edhe Portieri i KF Vllaznia, Petrit Tahiri: “E di që ju mungojnë aktivitetet sportive, por është një situatë kur duhet të tregohemi të kujdesshëm. Nëse i respektojmë masat ne punojmë drejtë një rikthimi në normalitet, shumë shpejtë do të jemi bashkë sepse tifozët e bëjnë sportin më të bukur. Mirëpo, deri atëherë, apeloj tek të gjithë për kujdes të shtuar, që ta mbroni veten dhe të afërmit tuaj.”
Një mesazh shumë të rëndësishëm e përçoi edhe trajneri i shkollës së futbollit, Nemanja Danic: “Duke respektuar masat në formën e mbajtjes së distancës gjatë stërvitjes dhe ndeshjeve, higjienën e duarve pas aktiviteteve fizike si dhe mbajtjen e maskave gjatë vajtjes dhe largimit nga fusha, ne kujdesemi për ruajtjen e shëndetit të fëmijëve, prindërve dhe vetë sportistëve. Jini të përgjegjshëm, ndiqni masat për të luftuar virusin, në mënyrë që të dilni si fitues edhe në këtë sfidë.”