Në kohën e teknologjisë rrjetet sociale janë zhvilluar me një hap të madh, duke i kthyer këto platforma në një forme biznesi ,marketingu dhe pune të përditshme. Blogerja nga Prishtina, Bleranda Çitaku, para 6 viteve filloi bllokun e saj për krijimin e një imazhi ndërkombëtar dhe që tashmë ajo numëron mbi 130 mijë ndjekës, në Instagram.
Për të gjithë dëgjuesit e Radio KFOR-it blogerja nga Prishtina, Bleranda Çitaku, foli për rendësin e punës së saj si blogere për sfidat e saj: “Si çdo profesion që ushtrohet edhe blogu, kërkon kohë për t’ju përkushtuar, nëse dëshiron që të arrish sukses. Rezultati final i një postimi, mund të duket një foto e thjeshtë, mirëpo prapa fotos janë komunikimet me brende, planifikimi i kohës, konceptimi, krijimi i fotografisë me kontent dhe kontentit të shkruar, procesi i përzgjedhjes dhe në fund edhe publikimi.”
Znj. Çitaku, tha gjithashtu se ky profesion vlerësohet në gjithë botën, e sidomos në dy vitet e fundit me rritjen e brendeve në rrjete sociale dhe influencës që kanë blogerët tek të rinjtë. Për të parë punën dhe blogun e saj, të interesuarit mund ta ndjekin webfaqen www.blersworld.com apo ta gjejnë me emrin Bleranda Çitaku, në Instagram.