Meksiko Siti (Mexico City) është kryeqyteti dhe qyteti më i madh i Meksikës dhe qyteti më i populluar në Amerikën e Veriut. I themeluar në vitin 1325, shërbeu si kryeqyteti i Perandorisë Azteke dhe kishte një popullsi afërsisht prej 300.000 banorësh, që ishte më i madh se çdo qytet evropian në atë kohë. Ky kryeqytet ka gjithsej 151 muze të njohur zyrtarisht dhe më shumë se 200 muze të tjerë, që nuk kanë njohje zyrtare. Universiteti Kombëtar Autonom i Meksikës (UNAM) është një nga universitetet më të mëdha në botë dhe projekti më i rëndësishëm kulturor në Meksikë.
UNESCO ka shpallur katër vende në Meksiko Siti, si trashëgimi kulturore botërore: Qendrën Historike, lagjen Xochimilco (një lagje e njohur për kanalet dhe ishujt e saj artificialë), Kampusin e Universitetit Kombëtar Autonom të Meksikës dhe Shtëpinë e Luis Barragan (një arkitekt i shquar meksikan). Shumë ndërtesa të epokës koloniale ende qëndrojnë në këmbë dhe janë rivendosur si ndërtesa qeveritare dhe muze, siç janë vendet e Mbretërisë së Spanjës së Re dhe Kryepeshkopatës së Spanjës së Re, Qyteti i Meksikës që ishte jo vetëm qendra e institucioneve politike dhe fetare por edhe e veprimtarisë ekonomike të Meksikës dhe qëndrimit të elitave sociale në Meksikën koloniale në vitet 1521–1821.
Përndryshe Meksiko Siti, është i njohur si qyteti që ka amfiteatrin e dytë më të madh në botë dhe stadiumin e tretë më të madh në botë. Mexico City është bërë i njohur për ushqimet e traditës Meksikane, qe kane zënë vend si “fast food” gjithandej botës, e nga më të njohurat është ushqimi që e njohim edhe ne si Taco.
Përveç tjerash Meksiko City na ka dhuruar edhe shumë personalitete të njohura të artit e kulturës. Nga ta, vlen te përmenden regjisori i njohur Alehandro Inarritu, i cili është edhe fitues i një çmimi OSCAR për regjisorin më të mirë, piktorja Frida Kahlo dhe këngëtarja e famshme e muzikës POP, Thalia e cila numëron shumë hite e bashkëpunime.