Komedia “Kosovo for Dummies” vjen premierë në Teatrin e Gjilanit, teksa njëherit do të hap edhe Festivalin e Dramës Origjinale Shqipe. E shkruar nga Jeton Neziraj dhe nën regjinë e Blerta Rrrustemi Neziraj, komedia që do të shfaqet më 23 janar, rrëfen historinë e personazhit me emrin Antigona, e cila është nga Kosova dhe përpiqet të fitoj leje qëndrimin në Zvicër.
Një shfaqje, në të cilën do të ketë mjaft kthesa dhe kjo do të bëje edhe më dramatike rolet të cilat po ashtu do të jenë shumë atraktive me një numër aktorësh që do te shfaqen në të. Bëhet e ditur se fundi i kësaj shfaqjeje do të jetë mjaft pozitiv, teksa rrëfimi do të jetësohet nëpërmjet shfaqjeve artistike të aktorëve Tringa Hasani, Aurita Agushi, Kushtrim Qerimi, Ernest Zymberi, Gani Rrahmani, Avni Shkodra dhe Safete Mustafa.