Me 17 janar të vitit 1970, rock bendi ‘The Doors’ performuan live në Felt Forum në New York. Koncerti u inçizua dhe këngët e kënduara u bënë pjesë e albumit të tyre të radhës ‘Absolutely Live’.
Në këtë datë të vitit 2003, u zbulua një këngë e pa dëgjuar ndonjëherë John Lennon dhe Mick Jagger. Kënga doli në një ankand në Londër dhe thuhet se kënga ishte regjistruar në vitin 1974 me Jagger duke kënduar këngën blues ‘Too Many Cooks’ dhe Lennon duke luajtur kitarë. Kjo këngë nuk ishte publikuar asnjëherë, për shkak se John Lennon dhe Mick Jagger nuk bënin pjesë në të njejtën shtëpi diskografike.