Me 16 dhjetor të vitit 1974, kitaristi Mick Tayler njoftoi se po largohej nga grupi i famshem ‘Rolling Stones’, duke thënë se tani ishte koha për të ecur përpara dhe për të bërë diçka të re në jetën e tij.
Në këtë datë të vitit 2003, Robbie Williams dhe Nicole Kidman qëndruan për tre javë në top listën e këngëve më të mira në Mbretërinë e Bashkuarr, me versionin e hitit ‘Something Stupid’, kënduar në versionin origjinal nga Frank dhe Nancy Sinatra. Kjo këngë ishte pjesë e albumit të Robie Williams ‘Swing When You Are Winning’.
Në po këtë datë të vitit 2006, Sir Paul McCartney tha se ai ishte larguar përfundimisht nga shtëpia diskografike ‘EMA’ pas 45 vjetësh.