Skijimi është një sport shumë i hershëm, meqë skitë janë përdorur si mjet për të ecur mbi borë për nevojat e popullatës në vise të ftohta. Ky sport mendohet të ketë prejardhjen nga vendet skandinave, para 4000 vjetësh. Skijimi për herë të parë nuk është paraqitur si sport, por si nevojë e njerëzve për të siguruar ushqimin. Gara e parë me skija, është mbajtur në kryeqytetin e Norvegjisë, në Osllo.
Nëse një person kalon një vikend apo të paktën 6 orë duke skijuar, përveç që do të djeg 3 mijë kalori, gjithashtu do të humb edhe në peshë si dhe vetëm për një javë do të ndryshoj fiziku i atij personi dhe do të kënaqet me bardhësinë e borës.
Por e gjithë kjo që u tha më lart, nuk është e tëra, skijimi është i mirë edhe për muskujt tuaj të barkut, e po ashtu do të rris nivelin e imunitetit tuaj, madje mund të ndihmojë për të lehtësuar depresionin.