Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike kanë njoftuar se vaksinat për parandalimin e gripit sezonal kanë arritur në Kosovë. Janë Ekipet e Qendrave Kryesore të Mjekësisë Familjare të komunave të Kosovës, të cilat në ditët në vijim, do të ofrojnë vaksinim për grupet më të rrezikuara të popullatës.
Vaksinat kundër gripit sezonal, të cilat do të përdoren sivjet, sipas rekomandimeve të bëra nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, do të jenë katër shtamëshe dhe si të tilla e rrisin fuqinë mbrojtëse ndaj viruseve më agresivë në qarkullim të gripit sezonal.
Me këtë rast, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike i siguron qytetarët se po e monitoron me kujdes situatën epidemiologjike në vend dhe ka rritur vigjilencën për t’u përballur me raste të gripit sezonal.