Santiago është qyteti më i madh dhe gjithashtu edhe kryeqytet i Kilit. I rrethuar nga Andet me borë në njërën anë dhe nga bregu i populluar në anën tjetër.
Qyteti i Santiagos, njihet për ndërtimet dhe mbetjet e arkitekturës së vjetër, për të gjithë ju që jeni të pasionuar pas historisë, në këtë qytet do ta gjeni veten me patjetër me ndërtimet si Pallati i Guvernatorëve, Katedralja Metropolitane, Mint, Tribunali i Konsullatës dhe kishat e San Franciscos, Santo Domingo, Recoleta Franciscana dhe La Merced.
Nëse vizitoni këtë kryeqytet, duhet patjetër të vizitoni edhe Universitetin Shtetëror, i cili u themelua në vitin 1842, e gjithashtu edhe Universitetin Katolik të Kilit, që daton nga viti 1888. Një gjë interesante rreth këtij qyteti është se për kundër faktit që është kryeqytet i Kilit, Kongresi Kombëtar mban takimet në qytetin Valparaiso, 140 km larg Santiagos.
Brenda qytetit mund të realizoni edhe aktivitete sportive, meqenëse qyteti ofron klube sportive private dhe publike, e gjithashtu edhe stadiume. Pak më lart, ata që duan aventura më ekstreme, e keni mundësinë për skijim në shpatin e Farellones. Ndërsa, në anën tjetër të këtij qyteti mund të pushoni në bregdet. Ky pra është kryeqyteti i Kilit, Santiago, në të cilin ka vend për shije të të gjithëve, ata që duan lartësinë dhe malet si dhe për ata që duan plazhin dhe ujin.
Një fakt që duhet përmendur në lidhje me Santiagon, është fakti se ky qytet ka qenë gjithmonë vatër e tërmeteve kurse së fundmi, në vitin 2010 u godit nga një tërmet shumë i fortë që arriti shkallën prej 8.8 ballësh të Rihterit. Tërmeti i vitit 2010 në Kili, mori jetën e 525 njerëzve, ndërsa të zhdukur konsiderohen 25 persona, përderisa 370.000 shtëpi u dëmtuan.
Por, po patët rastin, Santiagon ia vlen ta vizitoni për shumë arsye, meqë njihet si qytet i gjallë, kozmopolit me muze, teatro, galeri arti, ushqim të mirë, njihet për jetën e natës , tregje aktive, arkitekturë madhështore dhe pozita dramatike me pamje nga malet e Andeve në njërën anë dhe oqeanin Paqëso në anën tjetër.
Pamjen më mahnitëse apo panoramike të Santiagos, mund ta shijoni nga parku portreti i Santiagos, Cerro San Cristóbal.