Organizata ‘Forumi ZDF’, me seli në Maqedoninë e Veriut që nëpërmes aktiviteteve të tyre synojnë të promovojnë dialogun multi-etnik dhe të kapërcejnë ndarjet etnike në shoqëri, veçanërisht në sistemin arsimor, ka organizuar një trajnim disa vende në Ballkan. Trajnimi ka për qëllim që të mbledhë punëtorët arsimor në të gjitha nivelet për të mësuar më shumë rreth bashkëpunimit ndëretnik dhe mënyrave për të promovuar ndryshime në shoqëri. Ky trajnim është i hapur për të gjithë personat që punojnë në sistemin arsimor në Maqedoninë e Veriut, Kosovë, Bosnjë dhe Hercegovinë dhe Serbi. Për të qenë pjesë e këtij trajnimi të interesuarit mund aplikojnë deri me 5 nëntor të këtij viti nëpërmes vegëzës: https://forms.gle/uYx5rQkëPmuBcCav6.
Forumi ZFD, është një organizatë gjermane që është themeluar në vitin 1996. Organizata në fjalë dërgon ekspertë në rajone konfliktuoze ku ata punojnë së bashku me partnerët lokalë, për të promovuar bashkëjetesën paqësore dhe shumetnike.