Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK) nesër (30.10.20), nga ora 10:00 deri në orën 16:00, organizon hapjen e ekspozitës “Dhuna nuk fshehet mrena mureve”, në sheshin Skënderbeu, para Teatrit Kombëtar në Prishtinë.
Kjo ekspozitë ka për qëllim të ngrisë vetëdijen e qytetarëve të Kosovës në lidhje me dhunën në familje dhe për t’i njoftuar ata për së afërmi me përgjegjësitë që institucione të ndryshme qeveritare dhe jo-qeveritare kanë ndaj tyre, për mbrojtje nga dhuna në familje. Kjo ngjarje do të mbahet duke respektuar masat anti-covid, me maska, dezinfektues dhe duke mos lejuar grumbullimin e më shumë se pesë personave.
Ekspozita në fjalë përkrahet nga Bashkimi Evropian (BE) përmes UN Women (Women#EVAW) dhe Agjencioni Austriak për Zhvillim (ADA).