Muzika e Frank Sinatrës dhe Stivie Wonder, e inspiruan të merret me muzikë dhe sot, Michael Bublé, është njëri ndër këngëtaret më të mirë të zhanrit jazz.
Gjyshi i tij, Demetroi Snataga, kishte një koleksion të madh të muzikës jazz dhe Bublé, u rrit me muzikë të tillë që më vonë u bë edhe pasion i tij. Ishte po gjyshi i tij, i cili e shtyu këngëtarin të merrej me muzikë.
Suksesi i parë për Bublé, ishte kur fitoi çmimin e parë në garën e talenteve “British Columbia Youth Talent Search”, por ndër sukseset e para të mëdha konsiderohet lansimi i albumit “Babalu”, që në vitin 2003, albumi “BaBalu” u lansua dhe ishte një sukses mbarë botëror. U radhit i pari në Australi, në shumë shtete u cilësua si “multiplatinium” dhe arriti të jetë në top 10 në top lista në Mbretërinë e Bashkuar dhe në Kanada.
Me albumin e tretë “It’s TIME”, arriti majat e suksesit. Bublé shiti mbi 5milionë kopje anë e mbanë botës dhe qëndroi në top listat jazz të Billboard për 2 vite rresht.
Ndër arritjet e tij më të mëdha konsiderohet edhe fakt se Michael Bublé, ka fituar çmime Grammy, për ‘Best Traditional Pop Vocal Album’, për katër herë radhazi.