Një mundësi e mirë për të gjithë ata që duan ta sfidojnë veten në fushën e dizajnit grafik dhe jo vetëm. “Draw for sustainability” është kurs online, që do të mbahet çdo të mërkurë nga ora 17:00 deri në orën 20:30, duke filluar nga data 11 nëntor 2020.
Kursi në fjalë do të jetë i hapur për gjeneratat e reja që janë aktiv në fushat e qëndrueshmërisë ekologjike apo sociale, ndërsa vendet pjesëmarrëse në këtë kurs janë: Danimarka, Spanja, Letonia, Franca, Sllovenia, Bullgaria, Gjermania, Finlanda, Hungaria, Kosova dhe Zvicra.
Të gjitha shpenzimet për ndjekësit e këtij kursi, do të mbulohen nga Fondacioni Zviceran Movetia, megjithatë për të qenë pjesë e kursit duhet paguar një tarifë simbolike varësisht se nga cili vend jeni. Data e fundit për aplikim mbetet 30 Shtatori i këtij viti, ndërsa të gjithë ata që dëshirojnë të jenë pjesë e tij, mund të aplikojnë përmes kësaj vegëze:
https://forms.gle/XZr9P3yqiKvfkFwV8