– Me 25 shtator, të vitit 1983, ka lindur aktori dhe DJ amerikan Childish Gambino, emri i vërtetë i të cilit është Donald Glove. Në vitin 2018, ai mbante pozitën e parë të top listave muzikore amerikane, me këngën ‘This Is America’. Ai fitoi katër çmime Grammy, me këngën ‘This Is America’, atë për ‘Këngën më të Mirë të Vitit’, ‘Incizimi më i Mirë’, ‘Kënga më e Mirë Rap’ dhe çmimin për ‘Video spotin më të Mirë’.
– Në këtë datë, të vitit 1981, bendi The Rolling Stones, filluan turneun e tyre muzikor në Amerikë. Në koncertin e parë që mbajtën në Philadelphia, kishte rreth 90.000 fansa. Turneu i tyre njihet si një nga turnetë më të suksesshëm në muzikë.