– Sot, me 8 shtator, feston ditëlindjen këngëtarja Pink. Emri i vërtetë i saj është Alicia Moore, ndërsa ajo ka lindur në vitin 1979. Kënga e saj e vitit 2001 ‘Get The Party Started’, mbante pozitat e para të këngëve më të mira në Amerikë dhe Angli. Pink është një nga artistet më të famshme në botë, me mbi 100 milion kopje të albumeve të shitura në gjithë botën.
– Në këtë datë, të vitit 1984, Stevie Wonder ishte në pozitën e parë të këngëve më të mira në top listat muzikore në Angli, me këngën ‘I Just Called To Say I Love You’. Kjo këngë ishte edhe kolonë zanore e filmit ‘The Woman In Red’.
– Sot, po ashtu feston ditëlindjen reperi dhe aktori amerikan Wiz Khalifa, i lindur në vitin 1987. Kënga e tij e vitit 2015 ‘See you again’, ishte në pozitat e para të këngëve më të dëgjuara në Amerikë dhe ishte kolonë zanore e filmit ‘Fast and the Furious 7’, në të cilin Khalifa, aktroi po ashtu.