Gruaja e arsimuar krijon familje të shëndoshë dhe të arsimuar, prandaj kudo në vendet e civilizuara gruaja ndihmohet dhe përkrahet në të gjitha fushat. Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGGK), i themeluar në vitin 2000, është një rrjet që përfshinë më shumë se 150 organizata të grave të të gjitha grupeve etnike nga e gjithë Kosova, duke ofruar mbështetje, mbrojtje dhe promovim të të drejtave dhe interesave të grave në Kosovë.
Pikërisht për temën e të drejtave të grave, Radio KFOR-i kontaktoi, koordinatoren për Marrëdhënie me Publikun, në Rrjetin e Grave të Kosovës, Gresë Sermaxhaj, e cila theksoi: “Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK) emancipimin e grave dhe vajzave në shoqërinë kosovare e vlerëson si proces të lidhur tejet ngushtë me emancipimin e shoqërisë në tërësi. Vetëm një shoqëri e vetëdijshme për të drejtat e grave dhe nevojën e respektimit të tyre do të arrijë të mirëmbajë një sistem ku gratë dhe burrat janë të barabartë në secilën sferë. Arritja e barazisë gjinore duhet të jetë synim i secilit, jo vetëm i grave, andaj edhe emancipimi medoemos duhet të jetë i dyanshëm.”
Gruaja në familje është shtylla kryesore e saj, prandaj është e nevojshme që shoqëria të sensibilizohet në edukimin masiv të gruas!