Ditëlindja është një festë e veçantë për të gjithë ne. Pavarësisht nëse është një festë e mbushur me tullumbace apo një darkë me miqtë, ditëlindjet na kujtojnë festën për jetën të rrethuar nga më të dashurit tanë. Mirëpo, pandemia e shkaktuar nga CoViD-19, bëri që gjithandej botës kremtimi i ditëlindjes të kthehej në një ‘festë në distancë’.
Masat për qëndrim në shtëpi dhe mbajtja e distancës me të tjerët, e bëjnë të pamundur grumbullimin fizik, por Radio KFOR-i, sot ju sjell mënyra kuptimplote për të kremtuar ditëlindjet edhe në këtë kohë pandemie:
- Kremtoni festën e ditëlindjes tuaj, ftoni miqtë që të t’u bashkëngjiten me veturat e tyre të dekoruara për ditëlindje. Kështu duke qëndruar secili në veturën e tij, ju e pamundësoni përhapjen koronavirusit duke shënuar ditën tuaj të lindjes me miqtë dhe në mënyrë të sigurtë.
- Nëse dëshironi ta bëni festën e ditëlindjes të paharruar për më të dashurit tuaj, kërkoni nga fqinjët që në dritaret e tyre të shkruajnë mesazhe urimi për ditëlindjen e më të dashurit tënd.
- Përdorni një nga programet e konferencave me video, siç është aplikacioni Zoom, për të organizuar një party apo aheng virtual për ditëlindje.
- Rezervojeni një muzikant ose një bend për të performuar drejtpërdrejt në internet për ditëlindjen e më të dashurit tuaj.
- Kur kremtoni ditëlindjen e një fëmije, rezervojeni një palaço ose tregues profesional të përrallave apo storieve online, i cili do të dëfrejë për fëmijën tuaj dhe do ta bëjë ditëlindjen e paharruar për të.
Gjithmonë duke respektuar masat për parandalimin e përhapjes së CoViD-19, se cila do që të jetë mënyra juaj për të kremtuar ditëlindjen tuaj apo për më të dashurit tuaj, mos harroni se kartolinën tuaj të urimit mund ta dërgoni online përmes email-it apo përmes audio ose video incizimeve në rrjetet e ndryshme sociale.