– Me 14 gusht, të vitit 1965, kënga e famshme “I Got You Babe” nga Sonny dhe Cher, bëhet kënga më e dëgjuar në Amerikë, duke qëndruar për javë të tëra në pozitën e parë të këngëve më të mira në SHBA.
– Në këtë datë, të vitit 2000, këngëtari Craig David, lansoi albumin e tij të parë ‘Born To Do It’, që arriti në krye të top listave muzikore në Mbretërinë e Bashkuar. Ky album u bë edhe albumi debutues më i suksesshëm për atë vit nga një këngëtar mashkull.
– Në po këtë datë, të vitit 2017, këngëtarja Taylor Swift, fitoi padinë e saj ndaj DJ David Mueller, i cili e kishte ngacmuar seksualisht dhe u detyrua të paguajë 1 milion dollar dëmshpërblim ndaj këngëtares.