Virusi Covid-19 vazhdon të jetë kryelajm në të gjitha mediumet vizive dhe elektronike, për shkak të numrit gjithnjë e më të madh të të infektuarve me këtë sëmundje.
Organet kompetente gjithnjë e më shumë po u bëjnë thirrje qytetarëve për kujdes të shtuar dhe respektim të masave mbrojtëse.
Në një prononcim për Radio KFOR-in, mikrobiologu Lul Raka,u bën sërish thirrje qytetarëve që të besojnë në ekzistencën e virusit dhe rrezikshmërinë e tij:
“Rritja e lakores me raste gjithnjë e më të shumta të të prekurve me virusin Covid-19, tregon se nuk kemi qenë mjaftueshëm të kujdesshëm në respektimin e masave që vazhdimisht ua kemi rekomanduar qytetarëve, prandaj këto janë pasojat. Unë sërish apeloj tek qytetarët tanë që të jenë më të kujdesshëm. Po ashtu, theksoj se për çdo rast pozitiv ka mesatarisht 36 persona të kontaktit dhe në 100 raste të konfirmuara, prandaj nevojiten rreth 3600 teste në ditë”.
Mbrojtja e shëndetit dhe jetës së qytetarëve, është obligim i të gjithëve, pa përjashtim, kështu që e vetmja mënyrë për të mposhtë këtë virus, është kujdesi adekuat.