‘Qendra e Biznesit’ në Zveçan implementoi një projekt kontribues në këtë kohë pandemie, duke u mbështetur nga UNMIK-u. Gjatë muajit të kaluar, 54 gra dhe gjashtë burra nga komunitete të ndryshme në rajonin e Mitrovicës kanë punuar gjatë gjithë kohës për të qepur 24,000 maska që do të kontribuojnë në mbrojtjen e komunitetit të tyre nga COVID-19. Këto maska do tu dhurohen 4,800 familjeve më të rrezikuara.
Drejtoresha e qendrës së lartpërmendur, Jelena Savic vlerëson këtë projekt duke thënë se të gjithë së bashku si shoqëri mund të tregojmë përgjegjësi sociale dhe t’i fuqizojmë gratë, në një situatë kaq të vështirë siç është kjo në të cilën ndodhemi tani.
Në këtë projekt, përveç materialeve për të krijuar 24,000 maska, rrobaqepësve iu dhanë edhe furnizime shtesë që t’ua mundësojnë atyre që të qepin në punëtoritë e tyre dhe të sigurojnë jetesën e tyre edhe pasi të jenë dhuruar të gjitha maskat. Mirënjohëse për këtë projekt ishin edhe Hasime Maloku dhe Radica Zdravkovic, të cilat treguan se përmes këtij projekti do të ndihmohen edhe familjet e tyre.
Vetëm duke përkrahur e ndihmuar njëri-tjetrin tejkalohet çdo vështirësi!