Gjeneral brigadieri i Ushtrisë amerikane, Larry Henry, është Shef i ri i Shtabit të Përgjithshëm të Forcës së Kosovës. Ai mori përsipër detyrën nga Brigadieri Gjeneral, Shawn A. Harris, i Gardës Kombëtare të SHBA-së. Ceremonia e pranim-dorëzimit të detyrës, u zhvillua në Shtabin e Përgjithshëm të operacionit të drejtuar nga NATO në Kosovë dhe u kryesua nga Gjeneral Major, Michele Risi, Komandanti XXIV i KFOR-it, me pjesëmarrjen e Ambasadorit Amerikan, Philip S. Kosnett dhe të gjithë krerëve të KFOR-it dhe përfaqësuesve të lartë vendor.
Gjenerali, Henry, një oficer me shumë përvojë i cili shërbeu në detyra të ndryshme operative, shprehu përkushtimin e tij për të vazhduar punën e shokut, paraardhësit të tij në fushën e misionit të KFOR-it për të kontribuar në një mjedis të qetë dhe të sigurt dhe liri të lëvizjes për të gjitha komunitetet në Kosovë.
Ish Shefi i Shtabit, Gjenerali Harris, kujtoi arritjet operacionale të KFOR-it gjatë mandatit të tij 1-vjeçar, veçanërisht në përgjigjen ndaj kërcënimit të paparë të ‘COVID-19’ dhe theksoi rëndësinë e ndërtimit të marrëdhënieve të forta dhe të qëndrueshme çdo ditë brenda KFOR-it dhe jashtë me Angazhimet e Liderëve kryesorë.
Në fjalimin e tij të fundit, Gjeneral Risi përshëndeti ngrohtësisht Shefin e Shtabit të 19-të të KFOR-it dhe falënderoi gjeneralin, Harris, për udhëheqjen e tij të jashtëzakonshme dhe kontributin e madh në operacionet e arritura, falë një prejardhjeje të gjerë që e përgatiti atë të drejtojë një staf të vërtetë shumëkombësh dhe të sigurojë gjykim të shëndoshë dhe këshilla të mira kur duheshin vendime të vështira.