Vetëm pak muaj më parë, kuptuam se një nga emrat më të ri që i është shtuar skenës muzikore të vendit është reperi Arzon. Këngëtari në fjalë veç na pati premtuar një verë me shumë projekte pas këngës debutuese “Road Rivals”. Singli “Hapne Rrugen”, është projekti i dytë që Arzon sjell në treg, ndërsa në një intervistë për Radio KFOR-in ai tha: “Ky është projekti i dytë që po sjelli në treg. Debutimi me “Road Rivals”, është pritur mjaft mirë dhe ka qenë një shtysë e madhe për mua. “Hapne Rrugën” është projekti i dytë që bashkë me ‘VN Records’ dhe menaxheren Vjollca Nivokazi, kemi vendosur që të jetë kënga e dytë që e lansojmë , e na mbetet veç me shpresu që ka me ju pëlqy krejt atyre që e dëgjojnë.”
Tekstin e këngës e ka shkruar vet Arzon, për pamjen vizuale është përkujdesur Dardan Mrasoraj, ndërsa producent i këngës është Cricket Music. Arzon gjithashtu tha për Radio KFOR-in që vera e projekteve muzikore vetëm sa ka filluar me “Hapne Rrugën”, pasi në vijim mund të presim edhe dy këngë nga reperi.
Këngën ‘Hapne Rrugën’, Arzon ka zgjedhur valët e Radio KFOR-it që ta publikojë premierë dhe këtë këngë mund ta kërkoni dhe ta gjeni në frekuencat e juaja të Radio KFOR-it.