Gastronomi quhet arti i përgatitjes, shërbimit dhe ngrënies së ushqimit të mirë. Mund të identifikohet gjithashtu me një stil të veçantë gatimi nga një rajon i caktuar. Me fjalë të tjera, gastronomia shpesh i referohet ushqimit dhe kuzhinës lokale.
Data e sotme 18 qershori, u miratua si ‘Dita Ndërkombëtare e Gastronomisë së Qëndrueshme’, nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara.
Për të shënuar këtë ditë të gastronomisë, Radio KFOR-i kontaktoi menaxherin e lokalit “Apartment 197”, z. Besart Canoli, i cili tha: “Menyja e ushqimit në “Apartment 197”, ngjason me menytë e pub-eve të tjera në qytet. Ne dallojmë në disa gjëra. Apartamenti gjatë pasdites funksionon me appetizers, që është ushqim shoqërues i pijeve, por klientët tanë janë edhe fansa të mëdhenj të ushqimeve të shpejta. Jemi të dalluar në dy specialitete e para është Penne Apartmenti, një gatim me recetë sekrete, Tuna në Petë dhe gjithashtu ushqimi chicken fingers, që sipas klientëve tanë janë më të mirat në Prishtinë”.
Çdo ditë hasim në lokale të cilat shërbejnë ushqime dhe identifikohen për disa cilësi, ato të cilat i bëjnë vizitorët t`i zgjedhin kuzhinierët e tyre të preferuar dhe të kthehen përsëri për vizitë në atë vend.