Në datën e sotme, 21 Qershor, feston ditëlindjen këngëtarja amerikane, Lana Del Rey, e cila këtë vit feston ditëlindjen e 35-të. Emri i saj i vërtetë është, Elizabeth Woolridge Grante. Në vitin 2011 një video muzikore e singlit të saj debutues ‘Video Games’, u bë një hit botërorë në ‘YouTube’ dhe arriti mbi 20 milion shikime. Albumi i saj i tretë i incizuar në studio, ‘Ultraviolence’, i realizuar në vitin 2014, u bë albumi i saj i parë që arriti në pozitën e parë të albumeve më të mira në Shtetet e Bashkuara. Lana ka fituar dy çmime ‘Brit Awards’, për ‘Këngëtaren më të Mirë Ndërkombëtare’.
Në po këtë datë, të vitit 2011, pop rock bende amerikan, Maroon 5, publikoi këngën ‘Moves Like Jagger’. Teksti i kësaj këngë i referohej aftësisë së një mashkulli për të bërë për vete një femër me lëvizjet e tij të vallëzimit, të cilat i krahason me ato të Mick Jagger. ‘Moves Like Jagger ’, ishte nominuar për çmimin ‘Grammy’, për Performancën më të mirë Pop.