Me lehtësimin e masave pandemike, janë shtuar raste të reja me virusin COVID-19, duke shtuar edhe rrezikun e shpërthimit të vatrave të reja me këtë virus në Kosovë.
Në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK (Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike), gjatë ditës së djeshme (10.06.20) janë testuar gjithsej 280 mostra, të marrura nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren.
Me virusin ‘COVID-19’, në Kosovë janë konfirmuar 29 raste të reja. Rastet pozitive janë nga këto vende: Prishtinë, Obiliq, Vushtrri, Zhiti, Lutogllavë, Shushicë, Janjevë, Fushë Kosovë dhe Rahovec.
Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më tani është gjithsej 913 raste. Me këtë rast, Ministria e Shëndetësisë u bën thirrje qytetarëvë të Kosovës që të vazhdojmë me disiplinë të lartë në zbatimin e masavë mbrojtëse si bartja e maskave, ruajtja e distancës sociale e fizike dhe mirëmbajtjen e higjienës individuale dhe kolektive.