– Më 10 Qershor, të vitit 2007, këngëtari R. Kelly, ishte në pozitën e parë në krye të top listave të albumeve më të mira në Amerikë, me albumin e tij të 11-të ‘Double Up’. Në këtë album këngëtari kishte edhe bashkëpunime me Snoop Dogg, Nelly, T.I., Usher, Ludacris dhe Kid Rock.
– Në po këtë datë, të vitit 2004, në moshën 73 vjeçare, ka vdekur këngëtari dhe kantautori amerikan, Ray Charles. Ai publikoi me qindra hite në SHBA dhe në Mbretërinë e Bashkuar. Këngëtari Charles ishte fitues i 17 çmimeve ‘Grammy’. Disa nga mega hitet e tij, ishin: ‘What a Wonderful World’, ‘Hit the Road Jack’, ‘I got a woman’, ‘Georgia on my mind’ dhe ‘What’d I say’.
Charles zyrtarisht ishte i martuar vetëm dy herë, mirëpo ai kishte dymbëdhjetë fëmijë me nëntë gra të ndryshme.