Në këtë artikull, Radio KFOR-i do të sjell tek ju disa nga titujt e librave më të mirë, në të cilët janë bazuar regjisorë të famshëm të filmave, të cilët kanë thyer rekorde të shikueshmërisë.
- “Children of Men” – një libër i vitit 1992, nga autori P.D. James. Ky libër ishte shkruar për vitin 2027. Ky libër ishte shndërruar në film në vitin 2006 nga regjisori Alfonso Cuaron.
- “Call my by your name” është një novelë e publikuar më 2007 nga autori Andre Aciman. Ndërsa, 10 vite më vonë, më 2017, kjo novelë ishte shndërruar edhe në film nga regjisori i famshëm, Luca Guadagnino, me skenar të James Ivory.
- “The Princess Bride” – një novelë e shkruar më 1973 nga autori William Goldman. Filmin me të njëjtin titull e ka sjellur regjisori i famshëm amerikan, Rob Reiner.
- “12 years a Slave” është biografi e vitit 1853 nga autori Solomon Northrup. Të njëjtën biografi në film e ka sjellur i famshmi, Brad Pitt.
- “Little Women” novelë e famshme e vitit 1868, nga autorja e famshme, Louisa May Alcott. Filmi është realizuar më 2019 nga Greta Gerwig, me skenar nga Lady Bird.
- “Adaptation” – libër nga autorja Susan Orleans, të cilin e kishte shkruar më 1998. Versioni visuel i këtij libri është realizuar nga regjisori, Skipe Jonze.
- “Election” një novelë e vitit 1998, nga autori Tom Perrota. Një vit më vonë, më 1999, ishte kthyer në film nga filmbërësi, Alexander Payne.
- ‘Sense and Sensibility’ novela nga autorja angleze, Jane Austen, të cilën e kishte shkruar më 1811. Ndërsa, filmi është produkt i filmbërësit, Ang Lee nga Taiwani.
- “Mean Girls” i autores Rosalind Wineman, të cilin e kishte botuar më 2002, ndërsa në film u shndërrua më 2004. Komedi amerikane, e regjisorit Mark Waters.
- “Rita Hayworth and the Shawshank Redemption” është novelë e botuar më 1992 nga autori Stephen King. E njëjta novelë ishte përpunuar dhe ishte sjellur në versionin e filmit, më 1994.
Ndërsa, disa nga triologjitë më të famshme që janë bazuar në libra, janë: ‘Lord of the Rings’, ‘James Bond’, ‘Planet of the Apes’ dhe ‘The Hunger Games’.