Mësoni më shumë rreth botës së mahnitshme, me fakte interesante për jetën dhe hapësirën të cilat do t’ju mahisin.
Radio KFOR-i, kohë pas kohe do t’ju ofrojë disa fakte interesante:
– A e keni ditur se Coca-Cola mund t’ju shërbejë edhe për qëllime tjera. Ja një shembull: Nëse keni shenja të pakëndshme të kafshimit të mbetura nga insektet, vendosni një copë pambuku me Coca-Cola tek vendi ku jeni pickuar dhe pas pak sekondash e kruara dhe djegia do të zvogëlohen ndjeshëm.
– A e keni ditur se koha mesatare që një mashkull shpenzon gjatë jetës së tij duke e rruar mjekrën, është rreth 3.350 orë.
– A e keni ditur se cilat janë pasaportat më të vlefshme në botë sipas numrit të vendeve që lejojnë hyrjen falas. Vendin e parë e zë pasaporta japoneze, pasi mund të udhëtojnë në 189 vende pa vizë ose e marrin atë në aeroport. Më pas vjen Singapori me 188 vende dhe Gjermania me të njëjtin numër. Në vendin e tretë me 187 vende janë Finlanda, Franca, Italia, Suedia, Spanja dhe Koreja e Jugut e kështu me radhë.