“Dhuro dashni, jo dhunë!”, kështu quhet fushata e nisur para disa ditësh nga TLP-AA (Transformational Leadership Program – Alumni Association). TLP-AA përbëhet nga një ekip prej rreth 300 ish-studentëve, të cilët i kanë përfunduar studimet master dhe programet e certifikuara profesionale në Shtetet e Bashkuara, të mbështetura nga Agjencia e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar, përmes bursave të Programit për Lidership Transformues.
Ky grup vullnetarësh, fushatën “Dhuro dashni, jo dhunë!”, e filloi me publikimin e një video-porosie, në të cilën ju bëhet thirrje të gjithë qytetarëve të Kosovës që të kontribuojnë në këtë fushatë e cila ka për qëllim që të ndihmojë tetë qendrat strehimore për viktimat e dhunës familjare në Kosovë: “Qëllimi ynë është një shumë e lartë por altruizmi jonë është edhe më i madh. Ju lutem na ndihmoni të përmbushim qëllimin tonë dhe të mbështesim çdo viktimë të dhunës në familje në Kosovë”, kështu thuhet ndër të tjera në faqen zyrtare të tyre në Facebook: https://www.youtube.com/watch?v=5aOyVL0IitA&feature=share.
Të gjithë ju që dëshironi të mbështesni këtë kampanjë, mund të kontribuoni përmes këtij linku të dhënë: https://www.gofundme.com/f/give-love-dhuro-dashni?