Buzëqeshi jetës, jeta do të jetë e buzëqeshur me ty! Të gjithë jemi të vetëdijshëm që e qeshura është ilaçi më i mirë për të gjitha situatat, lehtëson stresin por gjithashtu stabilizon edhe gjendjen shpirtërore. Nëse dëshironi që të keni simpati në shoqëri, atëherë patjetër duhet të keni një dozë sensi të humorit, mirëpo ndonjëherë hezitojmë të tregojmë që e kemi.
Një lidhje dashurie do të jetë po ashtu e suksesshme dhe tërheqëse, nëse problemet dhe zënkat mundohen t’i kalojnë me humor.
Ka shumë mënyra për ta ngritur humorin, sikur se që është sporti dhe të menduarit pozitiv, këto të dyja mjaftojnë që të kesh disponimin e duhur. Që të kemi disponim të mirë, një rol të madh luan edhe dëgjimi i muzikës. Muzika është pjesë e jetës tonë, sepse meloditë krijojnë ndjesi të mirë dhe na japin disponim të mirë. Edhe një film apo serial me tematikë pozitive, luan gjithashtu një rol të rëndësishëm tek ne.
Shfrytëzoni kohën tuaj duke kaluar momente të lumtura dhe me buzëqeshje me njerëzit tuaj të veçantë, sepse buzëqeshja është një pasuri e madhe të cilën e posedojmë të gjithë.