Kampanja #RriNshpi apo #StayHome, e cila po përkrahet edhe në vendin tonë, po del të jetë një masë parandaluese shumë efikase në luftimin e COVID-19. Me përhapjen e shpejtë të këtij virusi, shtetet më të mëdha të botës inkurajuan të gjithë që të mbajnë distancën sociale dhe të qëndrojnë brenda ambienteve të shtëpisë, për të mbajtur kështu të sigurt veten, familjarët dhe rrethin.
Më këtë rast, disa artistë dhe sportistë vendor, përmes Radio KFOR-it, dhanë gjithashtu mesazhe të cilat bëjnë thirrje që të qëndrojmë në shtëpi larg kësaj pandemie dhe me këtë rast të ndihmojmë edhe heronjtë e ditëve të sotme, stafin mjeksorë:
– Aktor dhe njëherit producent, Kushtrim Sheremeti: Duhet me pas kujdes për veti dhe për të tjerët, andaj rrini n’shpi, përfundoni punët rreth shtëpisë, që ju kanë mbetur pa përfunduar një kohë të gjatë dhe kështu e largojmë virusin dhe shumë shpejt shpresojmë të shkojmë në deti.
– Këngëtar, Gentian Gojani: Sa më shumë ti respektojmë rregullat, aq më shpejt do ta kalojmë virusin. Kështu që ti respektojmë rregullat dhe oraret, shumë shpejt do ti kthehemi normalitetit dhe e vazhdojmë jetën njëjtë, andaj rrini n’shpi.
– Trajner futbolli, Bylbyl Sokoli: Është koha kur kërkohet kujdes i shtuar. Duke i respektuar këshillat e mjekëve tanë dhe duke mos dalur, të gjithë ne kontribuojmë në mospërhapjen e kësaj pandemie vdekjeprurëse. E dimë që kjo nuk do jetë e lehtë, për këtë arsye nevojitet të kemi disiplinë, disiplinë të cilën e kemi shfaqur gjithmonë në kohë të jashtëzakonshme. Pra të jemi të disiplinuar, të ndihmojmë heronjtë e ditëve moderne, të ndihmojmë mjekët tanë.