Derisa bota po përballet me virusin covid-19, familjarët e sidomos prindërit duhet të kenë shumë kujdes se si po i trajtojnë fëmijët e tyre gjatë kohës sa qëndrojnë të mbyllur. Me gjithë situatën e krijuar janë vet fëmijët të cilët me pozitivitet e me sportivitet po e kalojnë këtë periudhë. Në lidhje me qëndrimin në shtëpi të fëmijëve dhe aktivitet e tyre, Radio KFOR-i kontaktoi dy fëmijë, njëherit dhe dëgjues të Radio KFOR-it, të cilët u shprehën: “Tung, jam Arti. E di që nuk është e lehtë të qëndrojmë të mbyllur, sepse na mungojnë aktivitetet sportive, por nga ana tjetër ne duhet të jemi të vetëdijshëm që vetëm me qëndrim në shtëpi dhe me mbajtjen e pastërtisë ne do e kalojmë edhe këtë sfidë, “ kështu tha Arti, ndërsa fëmiju tjetër, Gjoni, për Rado KFOR-in tha: “Edhe pse jemi fëmijë ne mundemi të kontribuojmë në këtë situatë, duke i dëgjuar prindërit, duke mos u bërë atyre presion për të dalë jashtë si dhe duke respektuar rregullat e pastërtisë. Unë këtë kohë po e kaloj duke mësuar online, duke kërcyer me muzikë në kushtet e banesës dhe duke u argëtuar me vëllain tim.”
Qëndrimi në shtëpi mund të jetë vërtetë zbavitës, nëse dimë ta shfrytëzojmë kohën dhe teknologjinë. Prandaj të gjithë mundohuni të gjeni mënyra të ndryshme për ta kaluar kohën në mënyrën sa më interesante për fëmijët.