Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) përmes një postimi në faqen e tyre zyrtare në rrjetin social në Facebook, kanë njoftuar se deri më sot, dhjetë persona janë shëruar nga CoViD-19, në Kosovë.
Sipas IKShPK-së, pas përsëritjes së dytë të testimit tek 10 pacientë, ata janë konfirmuar zyrtarisht të shëruar nga CoViD-19, pasi që kanë rezultuar negativ me këtë virus.
Mirëpo, ky Institut vazhdon të bëjë thirrje që të vazhdoni të qëndroni në shtëpi, pasi që kjo ua shpëton jetën si dhe të vazhdoni të mbani distancë sociale për 2 metra.