Këngëtar, valltar, autor tekstesh…, të gjitha këto shkrihen nën figurën më eminente të shek. XX, që sot po e sjellim në kuadër të rubrikës ‘Artist of the Day’.
I lindur më 29 gusht, të vitit 1958 në Indiana të SHBA-ve, Michael Jackson e nisi karrierën muzikore qysh në moshëm 5 vjeçare ku me kurajon e babait, Joseph Jackson, u krijua grupi “The Jackson 5”, pjesë e të cilit bend ishte edhe Michael dhe 4 vëllezërit e tij. Në vitin 1978 Michael Jackson u takua me producentin e muzikës Quincy Jones dhe kjo është koha kur ai ndahet nga grupi i familjes për të punuar në albumin e parë solo ‘Off the Wall’, që debutoi në vitin 1979.
‘Mbreti i Pop-it’ i beson edhe njëherë kompanisë muzikore ‘Epic Records’, teksa krijon albumin historik “Thriller”, i cili edhe sot mban titullin e albumit më të shitur në histori. Albumi në fjalë, është realizuar në vitin 1982 dhe është pika e kthesës kryesore në karrierën e Michael Jackson. Pas “Thriller”, ‘Mbreti i Pop-it’ solli në tregun muzikor edhe shumë albume të tjera të nderuara me shumë çmime, kujtojmë këtu albumet: “Bad” (1987), “Dangerous” (1991), “History: Past, Present and Future, Book I” (1995), dhe “Invincible” (2001). Në vtin 2001, pas 17 vitesh që nga performanca e fundit bashkë, grupi i vëllezërve “The Jackson F5”, bashkohen në ngjarjen e shënimit të 30 vjetorit të karrieres solo të Michael.
Sot, përveç muzikës dhe hiteve të mëdha, rreth Michael Jackson numërohen fakte të shumta interesante si:
Michael Jackson bleu të drejtat për katalogun e “The Beatles”, në vitin 1985 për 47 milion dollarë; Michael Jackson vuante nga sëmundja e lëkurës e quajtur ‘vitiligo’ dhe për këtë mjeku i tij tha se kjo është arsyeja pse toni i ngjyrës së tij ndryshonte vazhdimisht;
Derisa ishte duke filmuar nje reklamë komerciale, Michael pësoi aksident dhe flokët e tij u dogjën; Michael Jackson ka qenë adhurues i madh i kafshëve, ai mbante dy lama dhe një shimpanzë, ndërsa personazhi i preferuar i animuar i Michael ishte ‘Pinocchio’.
Michael Jackson ka vdekur më 25 qershor të vitit 2009, nga një sulm kardiak.