Nxënësit e arsimit parauniversitar që janë në shtëpi si pasojë e masave të marra nga qeveria kundër përhapjes së koronavirusit, do të kenë mundësi që mësimin ta ndjekin online nëpërmjet Radio Televizionit të Kosovës (RTK-së). Ky projekt është mundësuar nga Ministria e Arsimit dhe Komuna e Prishtinës dhe u bë i ditur nga Ministrja e Arsimit, Hykmete Bajrami, e cila përmes një video të publikuar në faqen zyrtare të MASHT-it, njoftoi se mësimi online do të fillojë nga 23 marsi, 2020.
Ministrja, Bajrami, njoftoi se janë zgjedhur mësimdhënës që mund të përgatisin material mësimor, të cilin pastaj e kanë xhiruar dhe këto materiale i kanë përgatitur për transmetim përmes internetit e në të njëjtë kohë edhe përmes televizionit publik.
Mirëpo, një praktikë dhe mundësi e tillë tashmë qe një javë, po ofrohet në Kosovë nga shkolla ‘Mileniumi i Tretë’. Në një prononcim për Radio KFOR-in, drejtoresha e shkollës, Afrore Lila, ka treguar se E-Learning është platformë e hapur jo vetëm për nxënësit e shkollës ‘Mileniumi i Tretë’: “Që nga e hëna 16 mars, shkolla jonë “Mileniumi i Tretë” filloi me ofrimin e mundësisë së ndjekjes së mësimeve online (nga shtëpia) për nxënësit e saj dhe jo vetëm. Vendosëm që e njëjtat mundësi t’u ofrohen edhe të gjithë nxënësve të tjerë në Kosovë, prandaj qasja në publikime në webfaqen e shkollës ka edhe qëllim humanitar duke qenë e hapur për të gjithë.”
Të gjithë nxënësit që dëshirojnë të bëhen pjesë e E-Learning, mund të klikonjnë në vegzën https://mileniumi3.net/?page_id=11400 , apo t’i bashkangjiten projektit publik online i cili do të filloj në Radio Televizionit të Kosovës (RTK-së) nga dita e nesërme.