Argëtimi është një mënyrë për tu relaksuar dhe për të pushuar nga përditshmëria jonë. Argëtimi vjen në forma të ndryshme nga muzika, libri, vallëzimi dhe lojërat e ndryshme. Për ata të cilët duan të argëtohen por edhe në të njejtën kohë të mësojnë dhe të sfidojnë vetën përmes argëtimit, lojërat enigmatike e mundësojnë këtë gjë.
Llojet e lojërave enigmatike mund të testojnë shumë aftësi për zgjidhjen e problemeve, duke përfshirë logjikën, njohjen e modelit dhe plotësimin e fjalëve.
Për shëmbull loja enigmatike e njohur si Puzzle përqendrohet në zgjidhjen e enigmave zakonisht në një fotografi apo një objekt që kërkon përqëndrim por edhe sjell argëtim. Puzzle është një zgjedhje e mirë si lojë familjare, duke përfshirë të gjithë anëtarët dhe duke kaluar kohë të vlefshme bashkarisht.