Në këtë ditë të vitit 2019, 17 vjeçarja Billie Eilish lansoi albumin e saj debutues “When we all fall asleep, where do we go”.
Më 29 mars 1966, Mick Jagger u lëndua rëndë gjatë një koncerti në Marsejë të Francës pasi një tifoz e gjuajti me karrige në skenë.
Në këtë ditë të vitit 1980, albumi “The Dark Side of the Moon” i Pink Floyd kaloi javën e 303-të në tabelën e albumeve në SHBA, duke lënë pas albumin “Tapestry” të Carole King.
Në këtë ditë të vitit 2007, Rihanna dhe Jay Z lansuan këngën “Umbrella”, e cila menjëherë u rangua në pozitat numër 1 në top lista në vende të ndryshme të botës, përfshirë SHBA-në.