Javën e ardhshme me datën 20 mars, me fillim nga ora 12:00, në Teatrin Kombëtar të Kosovës, do të jepet shfaqja “Love + 1 Chromosome”. Ky organizim vjen nga ‘Shoqata Down Syndrome Kosova’ për nder të shënimit të “Ditës Botërore të Sindromës Down”.
Udhëheqësja a administratës në ‘Shoqatën Down Syndrome Kosova’, Arnella Hoxha, për Radio KFOR-in ka treguar për rëndësinë e madhe që ka shfaqja teaterale: “Kjo shfaqje bartë rëndësinë e përfshirjes së personave me sindromin Down në ngjarje kulturore. Përmes kësaj shfaqjeje teatrale do të prezanatohen histori nga realiteti dhe përditshmëria e të rinjve me sindriomin Down në Kosovë. Kjo shfaqje vjen nga personat me sindromin Down, nën udhëheqjen e regjisorit Tansu Kervan.”
Hyrja është pa pagesë mirëpo secili do të ketë mundësi të kontribuoj duke dhuruar mjete financiare në kutinë e donacionit e cila do të gjendet në hapësirën e teatrit. Të gjitha të hyrat financiare nga kjo ngjarje do të përdoren për shërbimet psiko-sociale që ofrohen për fëmijët dhe të rinjët me sindromën Down.