Asociacioni i Arkitektëve të Kosovës të cilët si qëllim kanë bashkimin e arkitektëve për krijimin dhe zhvillimin e ambientit kreativ në Kosovë, sot (4 mars), nga ora 13:00, në Hotelin Sirius, po organizojnë Punëtorinë e parë të ‘Circular Economy’, e cila organizohet në kuadër të projektit Empower-Engage-Build-Ownership, e financuar nga European Union Kosovo dhe e mbështetur nga Balkan Green Foundation dhe Institute for Development Policy (INDEP).
Punëtorinë në fjalë do ta udhëheq një nga ekspertet më të mirë të kësaj fushe, Z. Martin Brown si dhe do të ketë Panel Diskutimi me përfaqësues nga Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit (Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor), Komuna e Prishtinës, GIZ Kosovo, European Bank for Reconstruction and Development (EBRD) dhe Balkan Green Foundation.