Kombëtarja e Kosovës në basketboll përballet sonte me Islandën në ndeshjet parakualifikuese për Botërorin 2023, ndeshje kjo e cila do të luhet nga ora 19:00, në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë.
Në një prononcim konferencë për media, Drejtori i Përfaqësueses së Kosovës, Granit Rugova, ka folur për rrjedhën e përgatitjeve: “Basketbollistët tanë janë shumë të motivuar për ndeshjen ndaj Islandës. Kemi pasur tri ditë intensive me stërvitje dhe jemi të gatshëm për ndeshjen e së enjtes. Besoj se edhe me ndihmën e Dardanëve dhe tifozëve do t’ia dalim në këtë takim përballë Islandës, që ka shumë lojtarë cilësorë, megjithatë lojtarët do të japin maksimumin në fushë”.
Vlen të përmendim gjithashtu se pas tri ditëve Kosova është mysafire e Luksemburgut.