Cilat janë projektet që do të implementohen në lagjen tuaj? Çfarë projektesh po përgatiten për lagjen tënde? Cilat janë shqetësimet që keni në lagje e që dëshironi t’i adresoni në organet komunale? Të gjtha këtyre pyetjeve, përgjigje u jep platforma Mahalla.info, të cilën e ka krijuar organizata ‘Ec Ma ‘Ndryshe”.
Lidhur me këtë platformë, Radio KFOR-i ka kontaktuar me Valon Xhabalin, nga organizata ‘Ec Ma ‘Ndryshe”, i cili tha: “Kjo platformë vjen edhe si kërkesë e vet qytetarëve me të cilët ne kemi pothuajse kontakt çdo ditë, e të cilët e kanë ngritë si shqetësim se ata nuk janë në dijeni për lagjen apo mëhallën e vet se çka do të ndodhë, cilat janë planet apo projektet që komuna do t’i relizojë në lagjen e tyre etj. Andaj ne e kemi marrë si iniciativë krijimin e Mahalla.info, ku qyterarët munden me u informu për të gjitha të rejat rreth lagjes e komunës ku jetojnë. Përveç kësaj, përmes plaformës qytetarët kanë edhe një mundësi tjetër, të bëjnë kërkesa, ankesë ose çfarëdo shqetësimi që e kanë dhe të njejtën ne e adersojmë te komuna përkatësë. ”
Mahalla.info ka lehtësuar edhe përdorimin e platformës me qëllim që ajo të mund të përdoret për moshat nga 16 vjeç deri te personat në moshë të shtyer.