“Universum Digital Academy” ka lansuar kuizin online për të gjithë fëmijët që dëshirojnë të testojnë njohuritë e tyre në teknologji si dhe të hyjnë në garë për përfitim të bursave deri në 50%, për pjesëmarrje në kurset e animacionit dhe robotikës.
“Universum Digital Academy” ofron kurse 1 vjeçare të programimit, animacionit dhe robotikës për fëmijë të moshës 6-18 vjeç. Përgjatë kurseve fëmijët ndërtojnë mini-lojëra, zgjidhin enigma, krijojnë projekte kodimi dhe kompletojnë misione. Të interesuarit për kuizin e lartpërmendur, për informata shtesë, mund të vizitojnë këtë adresë: https://bit.ly/2GrkRYK si dhe për të mësuar më shumë rreth kuizit dhe kurseve, mund të kontaktoni: digitalacademy@universum-ks.org apo +383 45 652 166.