Globalisht sot (28.01.20) shënohet ‘Dita ndërkombëtare e Privatësisë’, një datë për të ngritur vetëdije për rëndësinë e privatësisë dhe mbrojtjen e informacioneve personale. Çdo 28 Janar, komuniteti botëror fokusohet në organizimin e aktiviteteve dhe fushatave, për të diskutuar rreth rëndësisë së mbrojtjes së të dhënave personale në internet, veçanërisht në rrjetet sociale. ‘Këshilli i Evropës’ ka krijuar një udhëzues për përdoruesit e internetit për t’i ndihmuar ata të kuptojnë më mirë të drejtat e tyre në internet dhe çfarë mund të bëjnë kur këto të drejta cenohen dhe keqpërdoren.
Mbrotja e të dhënave personale konsiderohet një e drejtë themelore e njeriut prandaj edhe është e garantuar me ‘Konventën Evropiane për të Drejtat të Njeriut’.