Përmes një njoftimi, Trafiku Urban në Prishtinë, mision i së cilës është ofrimi i shërbimeve cilësore ndaj qytetareve në transportin publik, njoftoi se biletat mujore nga tani mund të blihen edhe në një pikë tjetër të shitjes, në Kodrën e Diellit.
Deri tek pika e shitjes, të interesuarit mund të udhëtojnë me autobusët e Linjës 4, në Kodrën e Diellit, Rr. “Xheladin Hana”, tek banesat e bardha.
Kioska e Trafikut Urban është e hapur 7 ditë në javë, nga ora 06:00 deri në ora 22:00.