Se përdorimi i fishekzjarreve është i dëmshëm, kjo është diçka e njohur dhe e vërtetuar, andaj jo vetëm në Kosovë, por edhe në shumë vende të botës në prag të festave, bëhet apel për kujdes të shtuar gjatës plasjes së mjeteve piroteknike, e kujtojmë këtu vendimet që sjellin komunat për dënimet në rastet kur fishekzjarret përdoren edhe jashta ditës së festës.
Plasja e mjeteve piroteknike, krahas rrezikut të lëndimeve, ka pasoja ambientale e shëndetësore, por ndjesia që ofrojnë, është diçka nga e cila nuk mund të heqim dorë lehtë të paktën ato duhet të përdoren në mënyrë të organizuar nga orgnaet zyrtare, kështu mendon edhe dëgjuesja Veranda e cila për Radio KFOR-in tha: “Nuk jam për ndalimin e fishekzjarreve, pasi fishekzjarret janë qejf, ndoshta më mirë është që të përdoren në një masë të caktuar, mirëpo nga organet zyrtare e jo nga popullata, për arsye se janë për të kremtuar ngjarje të mira.”
Njësoj mendon edhe Vlera e cila për Radio KFOR-in tha: “Nuk mendoj që duhet të bëhet ndalimi i fishekzjarreve, mirëpo mendoj që qyetarët duhet të vetëdijësohen për përdorimin e drejtë të tyre”.
Ndërsa, Kujtesa, është për ndalimin e tërësishëm të fishekzjarreve: “Personalisht e kisha ndaluar përdorimin e fishekzjarreve, për shumë arsye njëra ndër të parat është për shkak të ndotjes së ambientit gjithashtu edhe për shkak që janë shumë të kushtueshme, bëjmë shpenzime të mëdha në to, por edhe për shkak të lëndimeve të shumta që i pësojmë. Ne shohim se pas festive, gjithmonë ka njerëz të lënduar nga përdorimi i fishekzjarreve si dhe për shkak të frikës së madhe që shkakojnë tek kafshët.”
Një një sondazh të realizuar vitin e shkuar në Gjermani, shumica e shtetasve gjermanë do të donin që fishekzjarret të ndalohen në qendrat e qyteteve në prag të Vitit të Ri. Të pyetur “A duhet të ndalohet përdorimi i fishekzjarreve në prag të Vitit të Ri në qytetet gjermane?”, 41% e njerëzve u përgjigjën “Po, të vendosur” dhe 18,6 përqind thanë “Po, patjetër”.